Connect with us

Showbiz

Britney Spears ndan një video me fansat, derisa tregon se ‘kjo verë ka qenë shumë argëtuese’

Published

on

Ajo që një kohë është përfshirë në një betejë ligjore me babanë e saj.

Por Britney Spears duket se nuk po lejon që kjo të ndikojë në jetën e saj, pasi ylli i muzikës pop të martën tregoi me shumë entuziazëm se ka shijuar tejet shumë verën.

“Kjo verë ka qenë shumë argëtuese për mua”, filloi krijuesja e hitit “Toxic” në fjalimin e saj para kamerës.

Britney Spears (Foto: Instagram)

Britney vazhdoi, “Kam mësuar kaq shumë, kam qeshur aq shumë, kam notuar aq shumë”.

“Por gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se jeta ka kaq shumë dhurata spontane në çdo moment”.

“Ndonjëherë duhet të mësojmë si të ngadalësojmë dhe si t’i përqafojmë të gjithë”.

Këngëtarja e “Baby One More Time” përfundoi, “Sidoqoftë, shpresoj që vera juaj të ishte aq e mirë sa e imja, dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”.

Artistja amerikane që një kohë ka qenë e izoluar me të dashurin e saj, Sam Asghari, me të cilin ka krijuar një romancë të fuqishme që disa vite.

Ajo po ashtu kaloi kohë të mirë edhe me dy djemtë e saj: Sean Preston dhe Jayden James, aktualisht të dy 14 vjeçë, që i ndan me ish-burrin Kevin Federline. /Telegrafi/