Connect with us

Tech

Britania kundër Facebook!

Published

on

Meta përballet me një padi civile prej 2.7 miliardë eurosh me akuzat se ka shfrytëzuar të dhënat e deri 44 milionë përdoruesve të Facebook në Mbretërinë e Bashkuar për përfitime. Padia kundër Metës, kompanisë që ndryshoi emrin e saj mëmë nga Facebook vitin e kaluar, po nis nga ekspertja e konkurrencës, Dr Liza Lovdahl Gormsen.

Ajo pretendon se Facebook ka abuzuar me dominimin e tij në treg duke imponuar terma dhe kushte të padrejta ndaj përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar për të shfrytëzuar të dhënat e tyre personale.

Gormsen pretendon se Meta vendosi një “çmim të padrejtë” për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar të Facebook sepse ata i tregtonin të dhënat e tyre për akses në rrjet falas, ndërsa gjigandi i mediave sociale gjeneroi miliarda të ardhura nga të dhënat e përdoruesve të tij. Ajo argumenton se kjo “marrëveshje e padrejtë” ishte e mundur vetëm për shkak të dominimit të tregut të Facebook.

Gormsen, drejtori i Forumit të Ligjit të Konkurrencës synon ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit të Konkurrencës në Londër.

Një letër paraprake i është dërguar Metës me një kërkesë për dëmshpërblim minimal prej 2.3 miliardë paund në emër të përdoruesve të prekur në Mbretërinë e Bashkuar të Facebook, të cilët kanë përdorur platformën e mediave sociale midis 1 tetorit 2015 dhe 31 dhjetorit 2019.

Edel Strazimiri / SCAN