Connect with us

Entertainment

Brenda bazës bërthamore të Rusisë

Published

on

Rusia ka publikuar pamjet e brendshme të njërit prej qendrave të sistemit paralajmërues të raketave balistike të vendit për të shënuar 50 vjetorin e saj.

Fotografitë tregojnë qendrën e kontrollit satelitor Serpukhov-15 në Kaluga Oblast, që ndodhet rreth 90 milje në jugperëndim të Moskës.

Baza e mbrojtjes bërthamore është vazhdimisht në kërkim të raketave balistike të ardhura nga armiqtë e Rusisë në mënyrë që ata të mund të kundërpërgjigjen sa më shpejt.

Sistemi i paralajmërimit të hershëm zbulon së pari lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale. Sapo të identifikohet një kërcënim, radarët janë në gjendje të zbulojnë trajektoren e raketave balistike të lëshuara.

Megjithatë, gjatë 50 viteve, sistemi është modernizuar dhe tani përfshin stacione radari më të fuqishme dhe një skuadër hapësinore.


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Uells, aksidentalisht zbulohen tunele misterioze

Published

on

Disa punëtorë po lëviznin një shtyllë elektrike pranë një manastiri të shekullit të 12-të në Tintern, Uells dhe aksidentalisht zbuluan një rrjet misterioz tunelesh.

Zbulimi ka ndodhur në kufirin mes Uellsit dhe Anglisë. Kompania bëri të ditur se tunelet me një lartësi rreth 1,2 metra nuk ishin fare në ndonjë hartë, por puna u ndal menjëherë sapo ato u zbuluan.

“Nuk kishim asgjë në hartat tona ku mund të na tregohej se kishte ndonjë gjë të pazakontë. Vetëm pak minuta pasi kishin nisur gërmimet, ekipi bëri zbulimin e jashtëzakonshëm për të cilin fillimisht menduam se ishte një shpellë”, tha Allyn Gore, udhëheqës i punimeve.

Daily Mail shkruan se arkeologët do të nisin menjëherë eksplorimin e tuneleve për të cilët nuk dihet asgjë të paktën në 100 vitet e fundit.

Continue Reading

Entertainment

​Avioni me shpejtësi 1170 km/h kryen vitin e ardhshëm fluturimet testuese

Published

on

Është ende një projekt, por fotot e reja që tregojnë sesi do të jetë avioni i ri supersonik me të cilin udhëtimi Nju-Jork – Londër do të bëhet për 3 orë e gjysmë, janë mahnitëse.

Avioni Spike S-512 Supersonic Business Jet, i ideuar nga kompania nga Bostoni, Spike Aerospace, do të nisë në vitin 2022 fluturimet testuese. Prodhimi i tij do të kushtojë 100 milionë dollarë, tha CEO Vik Kachoria.

Avioni do të arrijë një shpejtësi rreth 1170 km/h, me një kapacitet 12 deri në 18 pasagjerë, të cilët do ta gjejnë veten praktikisht në një hotel luksoz në qiell. Kachoria tha për “Daily Mail” që avioni nuk do të ketë dritare tradicionale, por ekrane “high definition” ku përveç panoramës magjike që ofron natyra, mund të shfaqen edhe video dhe prezantime direkt nga laptopi.

Sipas kompanisë, përveç luksit dhe modernitetit, eliminimi i dritareve do të ulë së tepërmi zhurmën në kabinë, diçka që i ka munguar avionit të mëparshëm supersonik, Concorde. Kompania po punon edhe për një avion privat, që do të jetë në gjendje të udhëtojë nga Londra në Nju-Jork, edhe më shpejt, për vetëm 90 minuta. Por ky version nuk parashikohet të ngrihet në ajër para vitit 2035.

Dy kompani të tjera janë duke punuar për ndërtimin e një avioni supersonik, Boom Supersonic dhe Aerion. Concorde ishte avioni i fundit supersonik, i cili fluturoi për 27 vite nga 1976-a. Ai udhëtonte me një shpejtësi 2180 km/h dhe mbante deri në 128 pasagjerë.

Continue Reading

Entertainment

​Për herë të parë në 160 vjet, ka më pak gra sesa burra në Slloveni

Published

on

Sllovenia është ndër të paktat vende në Evropë ku ka statistikisht më shumë burra sesa gra, por renditet lart në BE për sa i përket arsimimit të grave dhe numrit të menaxhereve femra.

1.045.000 gra jetojnë në Slloveni, që është 49.8 për qind e gjithë popullsisë, njoftoi sot Zyra e Statistikave Sllovene, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas.

Këto janë të dhënat për vitin 2019, kur për herë të parë në 160 vjet që kur struktura e popullsisë së Sllovenisë është përpunuar statistikisht, ka pasur një situatë në të cilën numri i grave është më i vogël se numri i burrave.

Në Bashkimin Evropian, vetëm Luksemburgu, Malta dhe Suedia kanë më pak gra sesa burrat.

Midis pjesës femërore të popullsisë, 39 për qind janë të punësuar dhe 29 për qind janë pensioniste. Të paktën 29 për qind e tyre kanë një diplomë kolegji.

Mosha mesatare e grave në Slloveni është 45.1 vjeç dhe ato janë statistikisht më të reja se popullata mashkullore, raporton Hina.

Në pozitat udhëheqëse në ekonomi, gratë janë ende në pakicë në krahasim me burrat, kështu që në vitin 2019 kishte 40 për qind të tyre, që është ende një rezultat shumë i mirë evropian pasi sllovenët janë vetëm prapa letonezëve, polakëve dhe suedezëve, raportojnë sot mediat sllovene duke iu referuar Zyrës Shtetërore të Statistikave.

Continue Reading

Trending