Connect with us

Business

Bizneset kundërshtojnë 5% për deponimin e parave të metalit, BQK thotë se ky proces ka kosto

Published

on

Sistemi bankar ka një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës.

Kamata prej 5 për qind është një problem që përballen bizneset të cilat kanë punë me para metalike, për kthimin e tyre në kartëmonedha në bankat komerciale.

Për 1000 euro  bizneset po pësojnë humbje 50. Me këtë ballafaqohen më së shumti furrat e bukës dhe marketet, të cilat më së shumti posedojnë para metalike që rrjedhin nga shitja e produkteve të tyre

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në vazhdimësi ka pranuar ankesa nga bizneset të cilat në baza ditore po ballafqohen me problemin e parave të imëta.

“Bizneset të cilat kanë punë me para metalike, për kthimin e tyre në kartëmonedha duhet të paguajnë një kamatë prej 5% deri në 8% në bankat komerciale. Me këtë problem ballafaqohen më së shumti furrat e bukës dhe marketet, të cilat posedojnë gjatë gjithë kohës para metalike që rrjedhin nga shitja e produkteve të tyre”, ka bërë të ditur për lajmi.net Oda e Afarizmit të Kosovës.

Një problematikë të tillë OAK tash e disa herë e ka adresuar në institucionet relevante si dhe ka realizuar disa takime me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), mirëpo,  për të njëjtën çështje nuk është bërë zgjidhje deri më sot.

“Ne si OAK rikërkojmë që të largohet kamata prej 5% deri në 8% për kthimin e parave të imëta prej bankave komerciale e vendosur nga Banka Qendrore  e Kosovës (BQK). Bukëpjekësit, marketet dhe bizneset e tjera që përdorin me shumicë para të imëta janë të detyruar që për kthimin e parave të imëta në para të letrës të paguajnë  këtë kamtë . Ky provizion ndikon jashtëzakonisht keq në fitimin e bizneseve dhe është shumë kushtues për këto të fundit”, konsideron OAK.

Kushtrim Ahmeti Zëdhënës i BQK-së tha për lajmi.net se tarifat e aplikuara nga bankat komerciale ndaj klientëve me rastin e deponimit të monedhave metalike në shumicën e rasteve për deponimin e 50 deri 100 copëve janë 0% apo falas, gjithnjë duke u bazuar në çmimoret aktuale të publikuara në ueb faqet e tyre respektive.

Megjithëkëtë, ai e ka arsyetuar këtë tarifë më koston e lartë të menaxhimit të tyre.

“Përkundër faktit se transaksionet me monedha metalike kanë një kosto të lartë të menaxhimit ku përfshihet procesimi, paketimi, ruajtja, sigurimi, transporti ndërkombëtar etj., tarifat që aplikon BQK-ja ndaj bankave komerciale sa i përket deponimit dhe tërheqjes së monedhave metalike kanë për stimulimin e qarkullimit në treg të monedhave metalike dhe atë në dy drejtime: a) Aplikimi i tarifës për tërheqje të monedhave metalike në shkallë prej 0% apo falas, për të stimuluar mbajtjen e monedhave metalike në qarkullim dhe b) Aplikimi i tarifës për depozitimin e monedhave metalike në shkallë prej 5% për të destimuluar deponimin e tyre në sistemin bankar dhe qarkullimin e tyre në treg”, tha Ahmeti.

Thonë se objektivi i BQK-s në raport me transaksionet me monedha metalike nuk është fitimi, por stimulimin dhe furnizimin me sasi të mjaftueshme të ekonomisë me monedha metalike euro.

“ Përmes politikave të saj BQK-ja mbulon vazhdimisht koston e shpenzimeve të furnizimit të ekonomisë me monedha metalike, duke aplikuar normë prej 0% apo falas ndaj kërkesave të bankave komerciale. Për më shumë, në suaza mujore dhe vjetore BQK-ja mbulon një kosto të konsiderueshme të shpenzimeve dhe si rrjedhojë, në tërësi, në 5 vitet e fundit, por edhe në vitet e mëhershme përmes operacioneve me monedha, BQK-ja nuk ka realizuar të hyra, përkundrazi, BQK-ja ka mbuluar kosto të konsiderueshme të shpenzimeve me qëllim të sigurimit të qarkullimit të monedhave në ekonomi”, tha Ahmeti.

Bankat për pjesën më të madhe të nevojave të tyre e shfrytëzojnë Bankën Qendrore të Kosovës për të bërë deponimin apo tërheqjen e monedhave varësisht nevojave, shërbim ky i cili ofrohet nga ky institucion. Disa nga bankat, për një numër te caktuar/kufizuar, nuk i trafikojnë klientët e tyre për deponim te monedhave, megjithatë tarifimi behet individualisht nga secila banke.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Të revoltuar me Qeverinë, organizatorët e ahengjeve vazhdojnë protestën

Published

on

Kompanitë e industrisë për organizimin e dasmave dhe ahengjeve protestojnë para qeverisë për të dytën ditë me radhë. Janë të revoltuar, siç thonë, që autoritetet e shohin gjendjen e tyre me përbuzje. Sipas organizatës pa ndihmë shtetërore do të duhet t’i mbyllin ndërmarrjet dhe t’i largojnë punonjësit nga puna. Një pjesë e kompanive në këtë veprimtari janë me 30 vjet ekzistencë dhe punësojnë mbi 10 mijë persona. Deficiti në këtë industri tejkalon 60 % krahasuar me vitin 2019, si rezultat i krizës ekonomike dhe shëndetësore. Qeveria është e mendimit se kjo industri është e përfshirë nga pakoja e pestë e masave, përkatësisht janë siguruar një milion euro, fonde të pakthyeshme për organizimin e të paktën 40 ngjarjeve, të cilat presin të angazhohen më shumë se 100 kompani si organizatorë, prodhues dhe qiramarrës të teknikës, por edhe angazhimi i artistëve, muzikantëve, aktorëve, punonjësve të kulturës, fotografëve, kameramanëve, producentëve, teknikëve dhe profesioneve të tjera që zakonisht merren me ose rreth industrisë së ngjarjeve.

Le të hyjë dikush në lëkurën tonë dhe le ta shohë se si duket të jesh pa të ardhura 14 muaj, të mos fitosh asgjë, të habiteni se si i  mbuloni shpenzimet. Nuk janë vetëm pagat e punonjësve që duhet të mbulohen, por kemi shumë kosto të tjera”, tha Maja Babiq, kryetare e shoqatës së industrisë së ngjarjeve.

Alsat

Continue Reading

Business

Ligjet nga pakoja e pestë, deri nesër në Komisionin për Financim dhe Buxhet

Published

on

Propozim-ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike do t’u paraqiten deputetëve në Komisionin për Financa dhe Buxhet më së voni deri nesër. Kryetari i komisionit, Timço Mucunski, thotë se debati i amendamenteve duhet të mbarojë brenda një dite ndërsa për ligjet pret që të dorëzohen amendamente, të cilat do t’i referoheshin vetëm zgjatjes së afateve të skaduara tashmë. Megjithatë, mbetet që grupet e deputetëve në Kuvend të koordinohen së bashku për paraqitjen e amendamenteve, thotë Mucunski.

Me siguri do ta caktojmë seancën sot pasdite ose gjatë ditës së nesërme. Me siguri do të ketë edhe disa ndryshime thelbësore të ligjit në lidhje me afatet për të mos u krijuar pengesa shtesë për njerëzit dhe kompanitë që do të aplikojnë për këtë ndihmë. Pres që debati të zgjasë një ditë pune dhe pastaj ligji të përcillet në seancën plenare – deklaroi Timço Mucunski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ligjet nga pakoja e pestë, duhet të paraqiten përpara Komisionit. Midis tyre janë edhe propozim-ligjet për mbështetjen financiare për pagesën e pagave për kompanitë dhe kryerësit individual të pavarur. Kompanitë duhej të merrnin ndihmën në shkurt dhe mars ndërsa për shkak të mosmiratimit në kohë të këtyre masave, mijëra qytetarë mbetën pa paga. Përveç këtyre ligjeve, propozim-ligji për ndihmë për qytetarët të cilët për shkak të afateve të shkurtra nuk kanë marrë gjashtë mijë denarë të ndihmës shtetërore vitin e kaluar duhet t’i paraqitet Komisionit. Ky ligj gjithashtu pritet të ndryshohet për ta zgjatur afatin, i cili ishte planifikuar të ishte 31 marsi.

Andrea Cobanova

Alsat

Continue Reading

Business

Më në fund paga minimale në Kosovë po rritet

Published

on

E caktuar në vitin 2011 me vendim të Qeverisë që aso kohe drejtohej nga kryeministri Hashim Thaçi, paga minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar më asnjëherë. Edhe pse ka kaluar një dekadë nga ajo kohë, paga minimale ka mbetur 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, si dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Për rritjen e pagës minimale, vazhdimisht ishin bërë premtime elektorale nga subjekte politike që kanë udhëhequr deri më tani me vendin por si të tilla ato kanë mbetur vetëm premtime. Së fundmi edhe kryeministri i sapozgjedhur, Albin Kurti premtoi rritje të pagës minimale në 250 euro.

Ndonëse sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social, Qeveria e Kosovës do të duhej që në fund të çdo viti kalendarik sipas ligjit në fuqi, të përcaktojë pagën minimale, një gjë e tillë nuk është bërë për 10 vite me radhë.

Në mesin e zotimeve të shumta, kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit të 14 shkrutit, ka premtuar rritje të pagës minimale prej 250 euro, duke i përjashtuar po ashtu këtë kategori edhe nga tatimi në të ardhurat personale.

Nga njëri prej dikastereve kryesore në Qeverinë “Kurti 2”, Ministria e Financave kanë thënë  se premtimi i kryeministrit Kurtit, pritet të implementohet shumë shpejtë.

Madje, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ashtu siç ishte proklamuar, rritja e pagës minimale nuk do ta prek edhe vlerën e pensioneve të përfituesve të skemave sociale.

“Çështja e rritjes së pagës minimale , ashtu edhe siç është prezantuar në Planin e Qeverisë nga Kryeministri do të imlementohet shpejtë. Po ashtu vlen të theksohet se vlera e pensioneve të përfituesêve të skemave sociale nuk është e lidhur me pagën minimale”, tha Shahini.

Premtime për rritjen e pagës minimale i janë bërë vazhdimisht edhe kryetarit të  Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avdi Ajdinit i cili u shpreh optimist për realizimin e këtij premtimi nga ana e kryeministrit Kurti.

Ai madje thotë se rritja e pagës minimale do të duhej të bëhej 350 euro.

 “Ne kemi pasur si premtim pozitiv. Ne kemi luftuar me Qeveritë tjera për tu realizuar kjo e drejtë e punëtorëve po me asnjë Qeveri nuk kemi pasur mundësi ta realizojmë. Premtimi i Kurtit gjatë fushatës elektorale mbi rritjen e pagës minimale, unë besoj që do ta realizojë. Kurti ka premtuar rritje të pagës minimale prej 250 euro, ndërsa ne po kërkojmë që kjo të rritet e të bëhet 350 euro”, tha Ajdini.

Ajdini ka treguar se së fundmi përmes një shkrese të dërguar i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurtit takim për të diskutuar edhe rreth rritjes së pagës minimale.

“Unë ja kam bërë një shkresë kryeministrit Albin Kurtit më 31 mars të këtij viti, përmes së cilës i kam kërkuar takim. Në takim kam planifikuar të diskutojë për pesë pika kryesore, në mesin e tyre edhe për rritjen e pagës minimale në Kosovë. Nuk kam marrë ende përgjigje”, theksoi ai.

E, për njohësin e çështjeve ekonomike, Musa Limani, rritja e pagës minimale në vend para se të implementohet do të duhej të siguroheshin mjetet financiare pasi që sipas tij, kjo do ta ngarkojë edhe buxhetin e Kosovës.

“Edhe nëse paga minimale bëhet 350 euro nuk ka asgjë të keqe, mirëpo duhet të ketë parasysh të sigurohen mjetet për rritjen e pagave, për arsye se pagat minimale te ne janë jashtëzakonisht të ulëta 130-170 euro. Sigurisht që do ta ngarkojë buxhetin e Kosovës dhe normal që pastaj do të ndikojë dhe do të jetë e obligueshme edhe për sektorin privat. Kjo mundet me qenë shpat me dy teha sidomos te sektori privat që mundet të kolapsojë. Kurse te sektori publik, duhet të sigurohen mjetet buxhetore”, tha Limani.

Bazuar në të metodologjinë ndërkombëtare rreth çmimeve të publikuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për artikujt kryesor ekzistencial për vitin 2020, paga minimale në Kosovë do të duhej të ishte nga 280 deri në 300 euro. 

Alsat

Continue Reading

Trending