Connect with us

Business

Bitcoin arrin vlerën më të lartë për vitin 2020

Published

on

Bitcoin ka arritur vlerën më të lartë për vitin 2020.

Kjo kriptovalutë, sipas CoinMarketCap aktualisht po tregtohet me 12,419 euro, ku brenda një jave vlera e saj është rritur për rreth 1,000 euro.

Aktualisht, rritja e saj i atribuohet ngritjes së çmimeve dhe pasigurisë ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Vlera aktuale e Bitcoin sipas CoinMarketCap

Megjithatë, vlera e saj aktuale mbetet larg asaj që kishte në vitin 2017 prej rreth 20 mijë dollarë.

Alsat