Connect with us

Showbiz

Billie Eilish konfrimon lansimin e projektit të ri në nëntor

Published

on

Këngëtarja e njohur, Billie Eilish, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat për zhanrin e veçant që ka.

Fituesja e çmimeve ‘Grammy’, tashmë ka bërë të ditur për fansat se së shpejti do të sjellë në treg këngën e re, shkruan Daily Mail.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndër u përgjigjes pyetjeve të ndjekësve.

Njëri nga ta pyeti, “Kënga e re?”, për të cilën ajo tha se do të publikohet në nëntor të këtij viti.

Po ashtu, ajo së bashku me vëllanë e saj, Finneas O’Connell lansuan hitin “My Future” më 10 korrik.

Punë të madhe në prodhimtaritë muzikore ajo pati edhe gjatë pandemisë coronavirus, ku deklaroi se është fokusuar më shumë në këtë sferë. /Telegrafi/