Connect with us

Tech

Bien YouTube dhe aplikacione të tjera të Google

Published

on

Disa aplikaicone të tjera të Google, përfshi edhe YouTube, rrjetin social të videove, kanë dalë jashtë funksioni dhe përdoruesit nuk mund kishin akses në to për gati një orë. Bllokimi ka ndodhur në të gjithë botën, përfshi edhe Shqipërinë.

Përdorues të ndryshëm raportuan probleme me Gmail, Google Drive, Android Play Store, Maps, dhe të tjera. Por nga ky defekt nuk është prekur shërbimi i kërkimit të materialeve në internet i Google, dhe broëser-i, Chrome.

“Jemi në dijeni të problemit që ka prekur pjesën më të madhe të përdoruesve”, tha Google në një deklaratë. Shkaqet mbeten ende të paqarta.