Connect with us

Maqedoni

BFI-ja 4 muaj me shtrues detyre kryetar, “harrohen” reformat e premtuara

Published

on


Vazhdojnë premtimet për reforma dhe organizimin e zgjedhjeve në BFI edhe pas katër muajsh prej kur Shaqir Fetahu u shpall ushtrues detyre, pozitë të cilën nuk e njeh as Kushtetuta e BFI-së. Fetahu thotë se organet e BFI-së do të vendosin kur do të mbahen zgjedhje.

Në veçanti organi më i lartë që quhet Rijaset i Bashkësisë Fetare Islame. Jemi të bindur se kjo çështje do të kryhet dhe do të kryhet në mënyrën më të mirë konform Kushtetutës së BFI-së. Tani jemi në fazën e konsolidimit të radhës – deklaroi Shaqir Fetahi, u.d. Kryetar i BFI-së.

Fetahu pa përgjigje konkrete edhe për keqpërdorimet eventuale financiare nga Sulejman Rexhepi bazuar në nenin 58 të kushtetutës ku veç tjerash thuhet se kreu i BFI-së mund të shkarkohet nëse nuk i kryen obligimet për të cilat është zgjedhur, kur qëndrimi dhe puna e tij është në kundërshtim me normat islame dhe aktet normative të BFI, kur punon kundër dispozitave dhe vendimeve të organeve kompetente të BFI, apo kur keqpërdor pozitën në dëm të interesave të BFI-së.

Mendoj se arsyet janë të dhëna me nenet e Kushtetutës së BFI-së dhe se sipas mendimit tonë është gjithçka e qartë dhe e dyta, Unë mendoj se institucioni në fjalë bën punën e vetë, ka organet e saja, ka edhe punët e saja të brendshme dhe ne mendojmë se gjithçka do të jetë transparente, e hapur e kështu me radhës – tha Shaqir Fetahi, u.d. Kryetar i BFI-së.

Rijaseti i BFI-së më 27 maj e shkarkoi Sulejman Rexhepin nga pozita e kreu të BFI-së, ndërsa më 30 maj në konferencë për media, Shaqir Fetahu deklaroi se është emëruar ushtrues detyre. Për keqpërdorimet eventuale financiare të kryesisë së kaluar të BFI-së, si jo kompetente u shprehën edhe nga Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe nga Regjistri Qendror, të cilët thanë se BFI nuk ka dorëzuar raporte financiare vjetore. Ndërsa nga Policia Financiare, kohë më parë thanë se janë duke zhvilluar procedura para hetimore në BFI.

Mefail Ismaili

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending