Connect with us

Showbiz

Beyonce me poza të mrekullueshme për revistën “Vogue”

Published

on

Këngëtarja e njohur, Beyonce, së fundmi është hapur rreth temës së të qenurit nënë, ndërsa pozoi për revistën britanike të “Vogue”.

39-vjeçarja gjithashtu kishte folur edhe sa i përket edukimit të fëmijëve të saj, të cilët nuk janë asnjëherë të rinj të kontribuojnë për botën, shkruan Daily Mail.

“Unë i lë fëmijët që të kuptojnë se nuk janë të rinj për të kontribuar për botën. Asnjëherë nuk i nënçmoj mendimet e tyre dhe shikoj me ta se si ato mund të kenë ndikim”, është shprehur ajo.

Së bashku me këto deklarata, bukuroshja brune kishte realizuar edhe një fotosesion të mrekullueshëm ku shfaqte linjat e bujshme trupore.

E veshur me një fustan të kuq dhe tejet elegant, Beyonce është parë të merrte poza të ndryshme para kamerës.

Në pjesën e shpinës, veshja përmbante edhe disa zinxhirë prej argjendi, të përshtatur me disa gurë shkëlqyes.

Si njëri prej zërave të fuqishëm, artistja pati rastin të diskutojë edhe për fushatën ‘Black Lives Matter’, ku kërkoi drejtësi për personat me ngjyrë që u vranë gjatë këtij viti. /Telegrafi/