Connect with us

Sport

Besim Hasani dhe KOK-u, a janë në dijeni se 22 klube serbe do të luajnë ilegalisht në shtetin e Kosovës apo jeni në terr informativ?  – Bota Sot

Published

on

Besim Hasani, si veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës, me ata burra e trimëresha që i ke në Komitetin Ekzekutiv, a e dini që në fundjavë, 22 klube serbe do të zhvillojnë garat në shtetin e Republikës së Kosovës! 

Besim Hasani dhe KE i KOK-ut, a e dini se përveç në Mitrovicë, garat ilegale serbe po zhvillohen edhe në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit apo thënë më mirë nën Flamurin e Serbisë dhe me urdhrin e presidentit të Serbisë,  Aleksandër Vuçiq, ish zëdhënësit të kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq! 

A ju kujtohet i nderuar, i çmuari, i dashuri Besim Hasani, se në vitet e 90-ta, për se nuk i zhvillove garat në stadiumin e Prishtinës, në stadiumin e Ramz Sadikut, në stadiumin në Prizren, në Gjakovë, në Pejë, në Ferizaj, në Mitrovicë, në Gjilan etj. apo në palestrat sportive në Prishtinë dhe në të gjitha qendrat tjera? Sepse pushtuesi serb iu dëboi dhe u detyruat të luani në livadhe dhe në ara, që besa edhe aty iu kanë përndjekur me autoblinda e disa jeni marrë edhe në biseda informative e disa janë arrestuar, e disa edhe janë burgosur! 

A ju kujtohet Besim Hasani, sigurisht se fort mirë ju kujtohet, se si kryetar i KOK-ut (nga viti 1996),  gjatë viteve të 90-ta, sa herë keni ikur dhe jeni fshehur me sportistë shqiptarë, nëpër kaçuba e kallamboq, mos të ju kapin bandat dhe milicia e pushtuesit serb sepse pushtuesi serb turrej me tërë makinerinë duke i ndërprerë ndeshjet tona! Në tokën tonë nuk na i lejuan garat dhe ne sot i mbyllim sytë, ku Beogradi po i organizon garat në vitin 2020 në rajonin e Prishtinës, të Moravës dhe të Mitrovicës! A është marre? 

At kujtohet, ju dhe mijëra sportistë kur e keni sfiduar agresorin serb dhe edhe në ara dhe livadhe, edhe aty ua ndërprisnin ndeshjet, i rriheni sportistët tanë deri sa i bëni për kripë e qepë?  Sigurisht se po! Nuk të lejuan të luash në tokën tuaj, në stadiumet dhe palestrat tona që u ndërtuan nga djersa e qytetarëve shqiptarë!

I nderuari Besim Hasani dhe KE KOK-u, po ashtu edhe FFK, po kjo e fundit ka reaguar ashpër shumë herë, por ju si institucioni më i lart sportivë, a e shihni të arsyeshme të reagoni ashpër dhe publikisht për garat ilegale serbe që organizohen me urdhrin e Beogradit dhe që besa edhe po i financon! A e dini se me 3 tetor në Zveçan do të vijë edhe Sushica nga Kragujevci? 

I nderuari, i çmuari dhe i respektuari Besim  Hasani, serbët e Kosovës kanë të drejtë të luajnë por nën Flamurin e Shtetit të Kosovës dhe jo me direktiva nga Beogradi! Nëse jeni bash në terr informativ me Komitetin Ekzekutiv, se sigurisht nuk keni informacione përtej lagjes Kodra e Trimave, përtej Bresjes, përtej Lagjes së Spitalit, ja emrat e klubeve serbe që  garojnë në fundjavë e pa therë në kë këmbë.  

Në rajonin e Prishtinës: Graçanica, Polet 1980, Sitnica e Lepinës, Uglari, Çagllavica dhe Radniçki nga Hoxha e Madhe! E dyta, Graçanica – Polet 1980, luhet në periferi të Prishtinës, në Graçanicë dhe hiq më larg se 5 kilometra larg FFK-së. 

Po ashtu garat me 3 tetor nisin edhe në rajonin e Moravës “Okruzhna Liga Kosovskog Pomoravlja”, ku garojnë klubet Morava nga Parteshi, Kusce nga Gornj Kusce, Rudari Kamenicës, Mineralac nga Kllokoti, Ropotovo nga Ropotovo, Oskar nga Pasjani, Slloga nga Ranillug, Moravac nga Vrbovac. 

Që nga java e kaluar garat kanë nisur edhe në Mitrovicë, “Okruzhna Liga Kosovska Mitrovica”, ku bëjnë pjesë Rudari nga Mitrovica, OFK Dif nga Mitrovica, Ibari nga Leposaviqi, Kopaoniku nga Leshaku, Radniku nga Prilluzha, Zveçani. Gjithsej 20 klube, pa i llogaritur edhe Trepçën fantome dhe Mokra Gorën që garojnë në rangjet më të larta serbe! Serbia po investon shumë në fuqizimin e këtyre klubeve.

Këto klube nuk i njohin institucionet e Republikës së Kosovës, nuk e njohin Federatën e Futbollit të Kosovës me president Agim Ademi por e njohin Federatën e Futbollit të Serbisë! A ka kërkuar KOK-u nga MB-ja, që t’i ndalë këto aktivitete? Pyetje që pret përgjigje publike!

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending