Drejtuesit e klubit të hendbollit Besa Famgas nga Peja, vepruan si trimat të vërtetë, në krye me presidentin e klubit, Enis Idrizi, asnjë lojtar nuk lejuan që të japin deklarata për mediat serbe në Banjallukë, pas atij provokimit primitiv!
Besa tregoi guxim dhe i injoroi total idiotët, me provokimin të palestra “Borik” se Kosova është Serbi.
Ky akt vandal i Banjallukës, i skuadrës së Borcit, duhet të dënohet ashpër nga Federata e Hendbollit Evropian (EHF). Provokim i rëndë ndaj kampionit të Kosovës, Besa Famgas (meshkujt). Hamëz dhe Enis Idrizi, së bashku me drejtuesit e klubit, bënë veprimin më të mirë të mundshëm, ndaluan lojtarët të deklarohen për mediat e Banjallukës!, këtë e shkruajnë edhe vet mediat e Republika Srpskas.
Provokimi
“I fyer nga banderola ngjitur me sallën ‘Borik’, ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’, udhëheqësi i këtij klubi u ndaloi lojtarëve të hendbollit dhe të tjerëve nga Besa t’u drejtoheshin gazetarëve pas ndeshjes.
Edhe pse është një detyrim sipas rregullave të EHF, dhe nuk ka dyshim se Besa do të mbajë pasojat për shkak të kësaj, gazetarët në “Borik” mbetën të privuar nga deklaratat nga kampi vizitues, edhe pse është BH. Lojtari i ekipit kombëtar dhe lojtari i hendbollit Bese Nikola Prce shkoi për t’iu drejtuar shtypit.
Ai u ndalua ta bënte këtë nga një nga njerëzit kryesorë të Besës, i cili e ndaloi rreptësishtë atë, por edhe të tjerët nga Besa, të bënte një deklaratë”, kështu shkruan media e Banjallukës “Mondo. ba”.