Connect with us

Business

Bernard Arnault bëhet njeriu më i pasur në botë

Published

on

Që nga fillimi i shekullit, lista e miliarderëve botëror është dominuar nga amerikanët, si Jeff Bezos, Musk, Gates e Buffet, e ku meksikani Carlos Slim, herë pas here ua prishte dominimin. Ndërsa, tani për tani, magnati francez i modës Bernard Arnault është personi më i pasur në botë, me një pasuri prej $193.6 miliardë, me diferencë prej $600 milion nga Jeff Bezos në vendin e 2, me vlerë $187.6 miliardë dhe Elon Musk, me vlerë $152.3 miliardë.

Pasuria e Arnault është rritur nga $76 miliardë në Mars 2020 në $193.6 miliardë tani, një rritje masive prej mbi $120 miliardë në 16 muajt e fundit, falë një performance të jashtzakonshme pandemike nga grupi i tij luksoz LVMH (Louis Vuitton Moët Hennessy).

Florent Ibraimi

Alsat