Connect with us

Business

Berjani: BQK pranoi kërkesën për lirim nga provizioni për dorëzimin e monedhave të metalta në bankë

Published

on

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani ka treguar se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) është pajtuar lidhur me kërkesën për lirimin nga provizioni për dorëzimin e monedhave të metalta në bankë.

Kjo sipas një komunikate për medie nga shoqata, erdhi pas një takimi që u zhvilluar këtë të enjte mes Shoqatës së Naftarëve dhe Guvernatorit të BQK-së. 

“Shoqata e naftarëve të Kosovës në takimin e sotëm me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës janë pajtuar lidhur me kërkesën për lirim nga provizioni për dorëzimin e monedhave të metalta në banke.

Me këtë veprim Banka Qendrore e Kosovës ka reflektuar pozitivisht si për bizneset ashtu edhe për qytetaret duke theksuar që për monedhat në vlerë deri në 100.00 euro nuk do të kenë provizion. Shoqata e naftarëve të Kosovës e falënderoj përzemërsisht këtë veprim pozitiv të Bankës Qendrore të Kosovës”, thuhet në komunikatë. 

Alsat