Connect with us

Showbiz

Bëhet virale një fotografi e djalit të Matthew McConaughey, komentohet për ngjashmërinë e madhe me aktorin amerikan

Published

on

Pa dyshim që ‘molla nuk bie shumë larg pemës’ kur bëhet fjalë për Matthew McConaughey dhe djalin e tij të madh, Levi.

Në një postim të rrallë në rrjetet sociale të publikuar nga gruaja e aktorit fitues të ‘Çmimit të Akademisë’, Camila Alves McConaughey, shfaqet ngjashmëria e madhe e të birit me babanë.

Dhe nuk vonoi shumë derisa komentet vërshuan në lidhje me atë se sa ai duket si babai i tij, si nga pamja ashtu edhe nga shprehjet e fytyrës.

Camila Alves McConaughey (Foto: Instagram)

Në imazh, nënë dhe bir po shikojnë frytet e punës së tyre pasi përfunduan një pjekjeje me mikun e tyre, kuzhinierin Rocco DiSpirito.

“Pamja në fytyrat tona i thotë të gjitha … receta nga miku ynë @roccodispirito”, filloi Camila në mbishkrim.

Kjo ishte pjesë e kremtimit të familjes duke shënuar botimet e reja të Matthew, “Greenlights”, të cilat dolën këtë javë.

Ndërsa disa fansa dhe ndjekës komentuan se sa e shijshme ishte ëmbëlsira dhe se ata do të provonin recetën e saj, shumë më tepër referuan se si Levi ishte kopje e babait të tij.

Matthew McConaughey dhe familja e tij (Foto: Shutterstock)

“Nuk mund të ketë ngjashmëri më shumë mes tyre. Klon i babait të tij”, shkroi një ndjekës.

“Unë jam një ndjekës i ri dhe jam duke supozuar se ai është një mini – Matthew”.

“O Zot. Ai duket njësoj si Matt”.

Dhe pastaj kishte shumë prej atyre që thjesht e quanin Levi, “Mini Matt”. /Telegrafi/

Matthew McConaughey (Foto: Instagram)