Connect with us

Showbiz

Bebe Rexha i bashkohet paradës me vetura, festojnë 28 Nëntorin

Published

on

Bebe Rexha është këngëtarja shqiptare që ditën e sotme (e shtunë) ka zgjedhur një veprim interesant.
Artistja ka zgjedhur që t’i bashkohet paradës së makinave, për të festuar kështu ditën e 28 nëntorit.

Në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë video dhe imazhe ku shihet e veshur kuq e zi.

Ajo pati rastin të sjell pamje edhe nga makinat që kishin ‘bllokuar’ rrugët, ndërsa mbanin flamujt shqiptar.

Derisa ishte e mbështjellë me flamur, Bebe shihej duke bërtitur nga makina luksoze ku qëndronte.

(Foto: Instagram)

Ndërkohë, përpos saj, pati edhe një pjesë të madhe të makinave të cilat dolën të festonin 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/