Connect with us

Showbiz

Bebe Rexha dukej e mrekullueshme në ngjyrat kuq e zi, në paradën e Ditës së Falënderimeve

Published

on

Bebe Rexha u shfaq e veshur me një ansambël të kuqërremtë të guximshëm ndërsa interpretoi në Paradën e Ditës së Falënderimeve të Macy-t.

Interpretuesja e hitit “Say my name”, 31 vjeçe, dukej shumë fine në një korse të kuqe dhe një pallto të zezë me gëzof, ndërsa hipi mbi anijen spektakolare ‘Big Turkey Spectacular’ në New York, për të interpretuar për fansat.

Bebe Rexha dukej në humor të shkëlqyer, ndërsa publikoi disa pamje në rrjetet sociale nga performanca e saj.

Ajo e kishte veshur korsenë e saj seksi mbi një bluzë të zezë dhe triko, duke koordinuar pamjen me një pelerinë të kuqe dhe këpucë të kuqe të theksuara.

Bebe Rexha gjithashtu përputhej në mënyrë të përkryer me ngjyrën e flokëve të saj, të cilat gjithashtu janë të kuqe për momentin.

Praktikat e zakonshme të Paradës së Ditës së Falënderimeve të Macy-t do të ishin një kërcënim i madh përhapës për shkak të pandemisë, kështu që parada ishte kufizuar në një bllok të vetëm dhe pa shikues.

Numrat muzikorë dhe balonat u shikuan në televizion dhe turmat nuk u lejuan pranë paradës, me njerëzit që ishin inkurajuar nga Qeveria që të mos shfaqen këtë vit.

Emra të tjerë të njohur që gjithashtu performuan në paradë këtë vit ishin: Patti LaBelle, Leslie Odom Jr të Hamiltonit, Keke Palmer dhe Dolly Parton.

Ka qenë një javë e ngarkuar për Bebe Rexhën, pasi ajo gjithashtu u ngjit në skenën e Teatrit Microsoft në qendër të Los Angelesit për të performuar në ‘American Music Awards’.

Ylli interpretoi bashkë me reperen Doja Cat këngën e tyre “Baby I’m Jealous”, në një performancë e cila u vlerësua lartë nga telespektatorët që e ndoqën përmes internetit. /Telegrafi/