Connect with us

Shendetsi

Bastisje në Kondovë dhe në Shkup, policia arreston dy persona

Published

on

Policia e rajonit të Gjorqe Petrovit, me vendim paraprak të gjykatës dje ka kryer bastisje në Shkup dhe Kondovë, ku janë arrestuar dy persona.

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin E.B. nga Shkupi dhe 21-vjeçarin S.S. nga Kondova, të cilët akuzohen për grabitje. Më parë në lidhje me të njëjtin rast është marrë në pyetje edhe 24-vjeçari A.A. nga fshati Lubin.

Personat në fjalë akuzohen për grabitjen e kryer për me datë 19.11.2020 në Gjorqe Petrov, ku janë vjedhur para.

MPB njofton se kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi penale pas dokumentimit të plotë të rastit.