Connect with us

Sport

Bashkim Haxhimusa, përse ekziston drejtoria e sportit, të veprojë apo të heshtin? – Bota Sot

Published

on

Bashkim Haxhimusa është përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt, për dallim nga disa frikacak apo patriot me bateri që i ka Ferizaj, ky e ka një të mirë, që gjithmonë e ka guximin dhe reagon hapur, pa asnjë telashe!

Bashkim Haxhimusa duket i hareshëm kur e thotë: Kryetarët e komunave as nuk formojnë dhe as nuk shuajnë ekipe. Këtu ka të drejtë Haxhimusa dhe nuk e luan topi! 

Po Bashkim, nëse kryetarët e komunave nuk formojnë dhe as nuk shuajnë klube, përse kur zgjidhet kryetari i ri i një klubit, menjëherë shkojnë të kryetari i komunës! A e merr bekimin nga kryetari i komunës apo shkojnë të bëhen servil të kryetarit të komunës? 

Këtu nuk e kam të qartë i dashuri dhe i respektuari Bashkim! 

E dyta, përse ekziston drejtoria për sport në Ferizaj, të veprojë apo të hesht apo është që të merret me aktivitetet e shkollave fillore dhe të mesme? A duhet të hesht përball kësaj situate? Nëse drejtoria e sportit e Ferizajt nuk ka asnjë obligim ndaj klubeve, punë e thjeshtë. Deklaroheni si drejtori e sportit: “Klube, nuk kemi obligime bash hiq. Mos ejani në zyre”! Deklaroheni, se vërtetë jeni të lodhur me dështimet e atyre që menaxhojnë klubet dhe pastaj nga dështimet e tyre kritikat adresohen në drejtori! A është kështu apo jo Bashkim. 

Fakt është që jeni lodhur me politikën e klubeve, fakt që iu ka ardhur të hunda, se me vite janë këto probleme dhe këto probleme i shkaktojnë vetë klubet. Por klubet, që sa herë rrasen në telashe, direkt akuzojnë drejtorinë e sportit.

A thua, çfarë ka faji drejtoria e sportit? A janë klubet organ i drejtorisë së sporteve, që në fakt nuk janë as që kanë lidhje me këtë punë.

Alsat