Connect with us

Sport

Bardhi: Do të gëzohesha edhe po që se do të fitonte Kosova

Published

on

Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka thënë se do të gëzohej edhe po që se ai dhe Maqedonia nuk do të arrinin në finalen e plejofit për kualifikim në Kampionatin Evropian, e të ishte Kosova ajo që do t’i afrohej shansit ideal.

Të enjten, Maqedonia mposhti në Shkup Kosovën 2:1 për të arritur finalen me Gjeorgjinë, që është ndeshja vendimtare për të siguruar kualifikimin në Evropian.

“Besoj se këto ndeshje janë të rënda, si psiqikisht dhe fizikisht. Në fillim donim të njihnim njëri tjetrin, në fund patëm shanset tona, i realizuam, Kosova i pati mundësitë e saj, nuk i realizoi. Ky është futbolli, kur nuk shënon, pëson”, ka deklaruar Bardhi për SuperSport. “Futbolli është respekt, nëse do të fitonte Kosova, do të gëzohesha”.

Alsat