Connect with us

Showbiz

Barak Obama thotë se Drake e ka ‘miratimin e familjes’ të luajë në filmin biografik të tij

Published

on

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, duket se ka menduar të bëjë edhe një film për biografinë e tij.

59-vjeçari ndërsa ishte ne në emision duke promovuar librin e tij, ka bërë një deklaratë të papritur, shkruan Daily Mail.

Gjatë intervistës ai ka thënë se ‘vulën me miratimit të familjes sime’ e ka Drake, i cili është i vetmi që do lejoja të luante në filmin biografik.

“I talentuar, njeri i talentuar. Duket se ai bën gjithçka që dëshiron”, është shprehur Obama për reperin.

Ai la të kuptohej se entuziazmi për një portretizim të Drake për të, do të vinte më shumë nga vajzat e tij Malia dhe Sasha, sesa nga ai.

Obama ndan fëmijët e tij me gruan e tij dhe ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama, me të cilën është martuar që nga viti 1992. /Telegrafi/