Connect with us

Business

Banka Botërore paralajmëroi thellimin e varfërisë në Kosovë për shkak të COVID- 19, Berat Rukiqi del me “rekomandim” për Qeverinë

Published

on

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një prononcim ka thënë se qeveria duhet të ndërmarr masa, të ketë një plan, dhe një bazë të qartë ligjore për Rimëkëmbje Ekonomike në mënyrë që mos të tkurret më shumë kjo situatë.

“Qeveria duhet të ndërmarr masa, të ketë një plan dhe një bazë të qartë ligjore për Rimëkëmbje Ekonomike që mos të tkurret më shume kjo situatë”, tha Rukiqi.

Në raportin e publikuar të mërkurën nga Banka Botërore për ekonominë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore Ekonomia e Kosovës gjatë këtij viti pritet të tkurret për 8.8%.

“Pandemia COVID-19 ka shkaktuar rënie në eksportin e shërbimeve dhe zvogëlim të investimeve dhe konsumit.

Gjithashtu qeveria është përgjigjur shpejt duke siguruar përkrahje për firmat dhe punëtorët, megjithatë punësimi pritet të ulet ndërsa varfëria të rritet” thuhet në raport.

Ndërkohë në raportin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të publikuar më 1 tetor, thuhet se ekonomia e Kosovës pritet të tkurret rreth 5 për qind këtë vit si pasojë e pandemisë me koronavirus, mirëpo vitin e ardhshëm mund të kthehet në binarë me një rritje prej 4 për qind.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Published

on

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Alsat

Continue Reading

Trending