Connect with us

Sport

Bajerni kërkon hakmarrje dhe titullin e 5-të – Alsat TV

Published

on

Skuadra e Bajern Munihut do të kërkojë titullin e 5-të në këtë sezon, pasi që sonte do të përballet me Borusia Dortmundin, në Super Kupën e GJermanisë.  Në gusht të vitit të kaluar Dortmundi e mposhti Bayernin 2-0 në Super Kupën e Gjermanisë dhe kampionët e Gjermanisë do të kërkojnë të hakmerren pikërisht për atë disfatë, por në të njëjtën kohë do të kërkojnë të reagojnë pas asaj humbjeje të thellë në fundjavë për javën e dytë të Bundesligas ndaj Hofenhajmit me shifrat 4-1.

Bajerni nuk ka mungesa, ndërsa Dortmundi përballet me mungesën e Sanços, Torgen Hazardit, Zagadou dhe Shmellzerit. Sfida e Supër Kupës së Gjermanisë do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” në orën 20.30.

Alsat