Showbiz

Babai i Rita Orës rikthen kujtimet e bukura, publikon fotografi të Ritës si fëmijë -Sinjali

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të, ndërsa këtë përvjetor e ka shoqëruar një urim i veçantë nga babai i saj, Besnik Ora.

Ai ka zgjedhur ta urojë publikisht të bijën përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar disa fotografi të Ritës nga fëmijëria, duke rikthyer kujtime të bukura familjare.

Krahas fotografive, Besniku ka ndarë edhe një dedikim të ndjerë për të bijën, duke i shprehur dashurinë dhe duke i uruar lumturi e një ditë sa më të bukur.

Urimit të tij i janë bashkuar edhe nëna e këngëtares, Vera, dhe motra Elena, të cilat kanë reaguar në postim me emoji zemrash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Trending

Exit mobile version