Connect with us

Sport

AZ Alkmar me 13 futbollist me “Covid 19”, zbarkon në Itali?! – SHKUPIMK

Published

on

Një kaos i vërtetë me koronavirus po ndodh te skuadra holandeze AZ Alkmaar. Pesë të tjerë iu shtuan tetë rasteve pozitive, por pavarësisht kësaj, ekipi do të udhëtojë në duel kundër Napolit të Amir Rrahmanit në raundin e parë të Ligës së Evropës, transmeton lajmi.net. Për shkak të frikës se Napoli mund të fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar dhe të ndëshkohen me minus pikë, holandezët do të paraqiten në fushë, megjithëse do të jenë pa 13 lojtarë.

– Advertisment –

AZ Alkmaar raportoi tetë raste pozitive të premten, dhe pesë të tjera u konfirmuan dje. Me kaq shumë mungesa, është e vështirë të pritet që AZ të ketë një shans kundër Napolit.

Alsat