Connect with us

Tech

“Autobusi ajror” mund të jetë e ardhmja e transportit publik

Published

on

Në të ardhmen, transporti i udhëtarëve mund të bëhet duke përdorur një autobus elektrik fluturues. Të paktën këtë premton kompania me bazë në New York, Kelekona, e cila ka zbuluar dizajnin konceptual të automjetit me një kapacitet deri në 40 persona.

Kompani beson se mjeti do të luajë një rol madhor në transportin publik të së ardhmes, duke ofruar udhëtime të gjata dhe të shpejta me çmime më të ulëta. Kelekona thotë se planifikon kapacitet të ngjashëm me baterinë e Tesla Model 3 që funksionon me 3.6 megavat orë – energji të mjaftueshme për të fuqizojnë qindra shtëpi.

Kelekona nuk është e vetmja kompani që punon në automjete të këtij lloji. Uber gjithashtu planifikon një shërbim taksi ajror të quajtur Uber Elevate, planifikuar për t’u nisur në 2023. Me kapacitet deri në 4 pasagjerë dhe një pilot, ky projekt ka një disavantazh të madh në krahasim me Kelekona-së, e cila do të ketë hapësirë për më shumë pasagjerë. /abcnews.al