Connect with us

Shendetsi

Australianët mendojnë se ka vdekur Madonna, jo Maradona

Published

on

Australianët kanë ngatërruar legjendën e futbollit Maradona me divën e pop-it, Madona, pas lajmit të hidhur të vdekjes së argjentinasit, ditën e djeshme.

Në rrjetet sociale u panë shumë “RIP MADONNA”, pasi fansat lexuan keq emrin e 60-vjeçarit argjentinas.

Maradona ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak në shtëpinë e tij në Tigre të Argjentinë, pak ditë pasi doli nga spitali. “El Pibe De Oro” iu nënshtrua para pak ditësh një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru.