Connect with us

Maqedoni

Asfaltohen zonat ekonomike, ngecin investimeti

Published

on


Erdhi ta shohë nga afër shtrimin e një pjese të asfaltit në zonën e lirë ekonomike të Shkupit. Meqë ky segment me asfalt të ri ishte i shkurtër, kryeministri Zoran Zaev e përshkoi me ecje. Por, në këtë zonë gjysmë të zbrazët themeli i investimit të fundit u vendos më 23 tetor të 2019-ës. Ndonëse, gati 1 vit nuk është vendosur asnjë themel i ri, kjo fabrikë për paketime farmaceutike “Gerresheimer”, Zaev tha se nuk do jetë e fundit pasi që sipas tij investimet e huaja nuk kanë ngecur as nga kriza e pandemisë.    “Investimet e huaja vazhdojnë në shtet, për momentin bisedojmë për investime në vlerë prej 3 miliard euro. Shpresoj që nëse vetëm 10% realizohen – 300 milion euro, kjo vetëm përmes Ligjit për investime strategjike. Janë formuar 4 grupe që negociojnë me 4 investitorë të rinj. Në këtë periudhë nëse diku nuk mundemi ti realizojmë planet me ndërtim të fabrikave, të paktën ti arrijmë marrëveshjet- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i RMV-së.  Përderisa u përmendën edhe disa investime të reja që pritet të finalizohen së shpejti, eksporti nga këto zona thonë se është rritur për 40% në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë dhe ishte afër 2,8 miliard eurove. Drejtoria për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike folën për dy kompanitë që hoqën dorë nga investimet në zonë. Drejtori i TIRZ-it tha se ato zgjidhën marrëveshjen por operojnë brenda shtetit.  “’Kesler’ e bëri investimin e saj dhe në fund vendosi të mbetet jashtë zonës dhe të mos investojë me objekt në këtë zonë. Sa i përket ‘Sagen’-it është nga industria farmaceutike që tani më punon në terren regjistron barëra dhe brende. Kjo marrëveshje në kohë të shkurtër do të ri lidhet mes nesh. Pasojnë edhe dy marrëveshje që së shpejti do të skadojnë, ato janë Xhem Dak dhe Dogan me investime shumë më të ulëta- pohoi Aleksandar Mladenovski, Drejtor i “TIRZ Skopje 1”.  Ndërkaq, trendi i nxitimit me infrastrukturë në zonat industriale ku ende nuk ka edhe aq investitorë të huaj vazhdon edhe në rajonet e tjera. Në zonën e re industriale “Novine” të Kumanovës brenda muajit u përurua nisja e shtrimit të asfaltit, kur të pranishëm ishin kryeministri Zaev dhe autoritetet komunale. Por, pas prerjes së shiritit shihet se janë shtruar vetëm disa hapa asfalt në drejtim të asaj zone industriale.

Përgatiti: Adnan Qail

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending