Connect with us

Shendetsi

Arsovski: Kontaktet me Bullgarinë vazhdojnë, me optimizëm shohim në zgjidhjen e mundshme

Published

on

“Kontaktet dhe këmbimi i ideve mes qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë janë në rrjedhë të vazhdueshme sepse që të dyja palët janë të përkushtuara në zgjidhje. Me optimizëm shohim në zgjidhjen e mundshme e cila do të siguroj të ardhmen tonë evropiane me respektim të plotë të identitetit tonë nacional”, deklaroi Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Arsovski ka ritheksuar edhe njëherë se nuk ka marrëveshje të re dhe se nuk mund të diskutohet për identitetin dhe gjuhën.

“Qeveria është e përgatitur për negociata dhe sqarime për disa paqartësi që u paraqitën tek pala tjetër lidhur me gjuhën, megjithatë vijat e kuqe mbeten, gjegjësisht nuk ka të drejt askush që të negocioj për identitetin dhe gjuhën”, tha Arsovski.