Sport

Arsenali po kërkon zëvëndësuesin për Granit Xhakën – Alsat

Published

on

Skuadra e Arsenal është duke shqyrtuar alternativat për të zëvendësuar mesfushorin zviceran, Granit Xhakën. Sipas ‘The Sun’, skuadra londineze është duke shikuar Кarney Chukëuemeka si opsion për mesfushën. Xhaka po i afrohet moshës 30 vjeçare dhe gjasat janë minimale që Arsenal të shfrytëzojnë opsionin për t’i vazhduar kontratën përtej vitit 2024.

Chukëuemeka i Aston Villa pëlqehet shumë nga Mikel Arteta dhe pritet që Arsenal të nisin procedurat për të transferuar lojtarin. Mesfushori është 18 vjeçar por ka treguar pjekuri të madhe në paraqitjet e tij.

Xhaka në anën tjetër mund të transferohet te Roma, pasi Hoze Mourinjo ka një simpati për lojtarin e Zvicrës.

Alsat

Trending

Exit mobile version