Connect with us

Maqedoni

Arrihet kompromisi me Bullgarinë? Ambasadorët e BE pritet të miratojnë sot konkluzat për zgjerim – Alsat

Published

on


E PËRDITËSUAR: BE-ja nuk e miratoi kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriu

– Advertisment –

Këshilli i Ambasadorëve në Bruksel pritet të miratojë sot përfundimet për zgjerimin. Jozyrtarisht, presidenca gjermane duket se ka arritur një kompromis për të zhbllokuar veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, që bllokonte këtë dokument, duke mbajtur kështu peng kuadrin negociues e për pasojë edhe mbajtjen e konferencës së parë të anëtarësimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë,

Euronews raporton se ky është një zhvillim pozitiv që nuk ka lidhje me kuadrin negociues, por me dokumentin më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, që janë përfundimet për paketën e zgjerimit.

“Gjermanët kanë futur një fjali të vetme për të gjitha vendet, ku thuhet se çështjet e keqinterpretimit të historisë duhet të mbyllen nga të gjitha palët dhe duhet të marrin fund dhe se të gjitha marrëveshjet e arritura, qoftë ajo e Prespës apo me Bullgarinë duhet të vijojë zbatimi”, shkruan Euronews.

Përfundimet mbi zgjerimin janë zhbllokuar, pasi është gjetur fjali kompromisi që plotëson kërkesat e Bullgarisë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe ato do të miratohen, shkruan Radio Evropa e Lirë, duke cituar burime diplomatike, transmeton Alsat.

“Deklaratat dhe gjërat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duhet të shmangen. Këshilli i BE rikujton Marrëveshjen e Prespës midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe Marrëveshjen për Marrëdhënie dhe Bashkëpunim të Mirë Fqinjësor midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe thekson rëndësinë e zbatimit të tyre. Këto dy hapa duhet t’i japin fund të gjitha pretendimeve bazuar në keqinterpretimin e historisë”, thuhet në draft përfundimin e që citon REL.