Connect with us

Shendetsi

Arrestohen dy persona në Rodos të Greqisë, akuzohen për spiunazh

Published

on

Dy shtetas grekë janë arrestuar në ishullin e Rodosit nën dyshimin e spiunimit kundër Greqisë, deklaroi policia greke të shtunën vonë, por nuk specifikoi në emër të kujt dyshohet se po spiunonin të dyshuarit.

– Advertisment –

Sipas Policisë greke një nga të dyshuarit ka punuar në një konsullatë në ishull, ndërsa tjetri ishte i punësuar në një traget pasagjerësh, i cili shërben në një itinerar midis ishujve Rodos dhe Kastellorizo. Të dy ishujt shtrihen afër bregdetit turk.

Një zyrtar i lartë i policisë tha se një nga të dyshuarit u akuzua për fotografimin e lëvizjeve të forcave të armatosura greke në Detin Egje.

Të dyshuarit u arrestuan, por nuk janë në paraburgim në pritje të hetimit, siç veprohet normalisht në Greqi.

Greqia dhe Turqia kanë një mosmarrëveshje të gjatë për të drejtat e eksplorimit në Detin Mesdhe, i cili konsiderohet të jetë i pasur me burime energjie.

Tensionet u ndezën në gusht, kur Ankaraja dërgoi një anije eksplorimesh sizmike në ujërat e pretenduara nga Greqia.