Franca po përballet me Argjentinën, në kuadër të finales së Kupës së Botës.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Lusail”, me fillim nga ora 16:00.
Klankosova.tv do iu mbajë të informuar në lidhje me rrjedhën e ndeshjes, minutë pas minute.
LIVE: Argjentinë-Francë 2-0
45′ Ka përfunduar pjesa e parë në mes Francës dhe Argjentinës. Francezët janë duke fituar me rezultat 2-0, me golat e Lionel Messit dhe Angel Di Marias. Franca tentoi me disa raste të lehta, por pa i konkretizuar.
35′ Argjentina e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Francës. Golin e ka realizuar Angel Di Maria, në një kundërsulm të shpejtë.
30‘ Ka kaluar gjysmë orë lojë, Franca është duke tentuar të gjejë golin e barazimit, pasi Argjentina kaloi në epërsi.
23′ Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Francës, me golin e Lionel Messit, i cili ishte i saktë nga penalltia.
20′ Tentimi i parë serioz nga Franca, nga harkimi i Antonie Griezman, rrezikoi Olivier Giroud, por goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.
17′ Rast i krijuar shpejt nga Lionel Messi, mirëpo Angel di Maria godet lartë mbi portë.
15′ Ka kaluar një çerek orë lojë. Argjentina është duke dominuar me posedim të topit dhe krijim të rasteve. Franca deri më tani është duke luajtur një lojë më të kujdesshme dhe më prapa.
10’ Në 10 minutat e parë, Argjentina është duke dominuar me lojë dhe raste. Deri më tani është duke munguar vetëm konkretizimi.
5’ Goditje e fuqishme e Alexis MacAllister, mirëpo direkt në portier, Hugo Lloris e pret pa problem.
3′ Tentimi i parë në ndeshje erdhi nga Argjentina. Julian Alvarez provoi, mirëpo ishte në pozitë jashtë loje.
1′ Ka filluar finalja e madhe në stadiumin “Lusail” .