Connect with us

Sport

Argjentina merr edhe fitoren e dytë në kualifikimet për Kupën e Botës

Published

on

Argjentina ka marrë edhe fitoren e dytë në kualifikueset për Kupën e Botës në Amerikën e Jugut.

Kombëtarja e Lionel Messit ka mposhtur në udhëtim Bolivinë, me përmbysje.

Sulmuesi veteran, Marcelo Martins Moreno, kaloi Bolivinë në epërsi, kur shënoi në minutën e 24’, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 45’, rezultati u barazua në 1:1, kur shënoi Lautaro Martinez.

Joaquin Correa i solli fitoren Argjentinës, kur shënoi në minutën e 79’.

Alsat