Connect with us

Showbiz

Ardian Bujupi sqarohet ‘Live’ për Capital T: Asnjë gjë nuk është e vërtetë, asnjë fjalë e tij

Published

on

Ardian Bujupi dhe Capital T gjatë ditës së sotme (e hënë) patën një zënkë virtuale.

E gjithë kjo filloi pasi reperi i njohur deklaroi se ai ka meritën që Bujupi tashmë posedon famën.

Ardiani kërkoi përballje në rrjetin social Instagram, por si duket Trimi ka zgjedhur të mos i bashkohet.

(Foto: Instagram)

Ndërkaq, këngëtari i njohur tha se asnjëra prej fjalëve të Capital T nuk është e vërtetë.

“Të thuash diçka që nuk është e vërtetë, ku është thelbi? Më ka prekur, se asnjë gjë nuk është e vërtetë, asnjë fjalë e tij”, u shpreh Bujupi.

(Foto: Instagram)

Po ashtu përplasja sipas tij ka ndodhur pasi Capital T i kishte kërkuar një këngë të tij, të cilën Ardiani ka refuzuar t’ia jepte.

Mes tjerash ai tha se ende po ta respektojë, teksa sheh ende mundësi se mund të bashkëpunojë me të. /Telegrafi/