Connect with us

Showbiz

Ardian Bujupi kërkon një ‘përballje’ me Capital T, pasi deklaroi se famën e ka falë tij

Published

on

Ata janë dy nga artistët më të pëlqyer e më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Fjala është për Ardian Bujupin dhe Capital T, të cilët duket se kohëve të fundit kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.

Kjo pasi Trim Ademi (emri i vërtetë) në paraqitjet e fundit televizive derisa po fliste për Bujupin, në një mënyrë lë të kuptohej se famën, suksesin dhe të arriturat i ka falë bashkëpunimeve me të.

Ardian Bujupi (Foto: Instagram)

Pas gjithë kësaj, duket se një reagim nuk ka munguar as nga artisti shqiptar i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Ardiani ka bërë një postim në InstaStory, duke kërkuar një ‘përballje live’ me Capital T, për t’i shprehur meritat dhe sukseset e kujt kanë qenë.

“Nëse ja nisim këtë punë vlla mos fol mas shpine por hina live dhe i shprehim gjërat. Sukseset dhe meritat e kujt kanë qenë këngët etj etj”, ka shkruar ai.

Të njëjtit kanë një projekt së bashku të titulluar “Andiamo”, i cili në YouTube numëron mbi 90 milionë klikime. /Telegrafi/