Connect with us

Business

Arabia Saudite ndërton fabrikën më të madhe të shkripëzimit të ujit me energji të rinovueshme

Published

on

Duke pasur parasysh kushtet klimatike, është shumë me rëndësi ajo që Arabia Saudite po ndërton fabrikën më të madhe në botë për shkripëzimin e ujit, dhe atë, e gjithë kjo do të mundësohet nga era dhe energjia diellore.

Fabrika do të ndërtohet nga kompania “Red Sea Development”, zhvilluesi i një projekti megaturistik në bregun perëndimor të Arabisë Saudite, në bashkëpunim me specialistët e rinovueshëm të ujit të pijshëm “Source Global”.

Impianti do të prodhojë ujë duke përdorur teknologjinë diellore me hidropanele, që nxjerr avuj uji nga ajri dhe i shndërron ato në ujë të pijshëm. Red Sea Development siguroi $3,76 miliardë financim përmes veprimeve me bankat saudite.

Florent Ibraimi

Alsat