Connect with us

Sport

Anësori kosovar, mbyll vitin pas dëmtimit – Alsat

Published

on

Benjamin Kololli nuk do të mund të zbresë sërish në fushë për vitin 2020. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit të kampionatit zvicerian ku Cyrihu i tij po luante përballë Luganos. Dëmtimi ka rezultuar disi më i rëndë seç mendohej dhe faktin që lojtari nuk mund të luaj më për këtë sezon e ka njoftuar vetë klubi i Cyrihut.

Ndërkaq, 28-vjeçari ka qenë një futbollist mjaft i rëndësishëm deri në këtë pikë të sezonit për Cyrihun duke qenë se shpeshherë, golat e realizuar nga ai, kanë rezultuar vendimtare për t’i dhuruar pikë ekipit. Tashmë, Kololli duhet të mendojë për riaftësimin dhe të shpresojë për një vit edhe më të suksesshëm.

Alsat