Connect with us

Sport

Anderson Silva mbyll karrierën….me disfatë – SHKUPI

Published

on

Anderson Silva nuk arriti ta përfundonte karrierën e tij në artet marciale me një fitore, pasi u mund nga Uriah Hall, në luftën e tij të fundit. Sfida u ndërpre në raundin e katërt, pasi që Silva nuk arrinte të përgjigjet goditjeve të Uriah Hall-it.

Në këtë mënyrë, legjendari Anderson Sillva u tërhoq nga MMA në moshën 46 vjeçare me 34 fitore dhe 11 humbje. Kujtojmë që Silva mori titullin e peshave të mesme në “UFC” në vitin 2006 dhe e mbajti atë për shtatë vjet, deri në humbjen e tij nga Kris Veidman.

Në pesë vitet e fundit të karrierës së tij, ai dështoi dy herë në testet e dopingut.

Alsat