Ata dikur u shndërruan në personazhet më të përfolur në rrjete sociale e në faqet rozë.
Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri dhe DJ Geek, të cilët një kohë më parë konfirmuan romancën e tyre por që i erdhi fundi thuajse pas një periudhe të shkurtër.
Megjithëse, së fundmi po aludohet se të njëjtit janë kthyer bashkë sërish në bazë të rrjedhës në rrjete sociale.
Foto: Instagram
Ndonëse vazhdimisht ngacmojnë njëri-tjetrin me komente, kanë qenë disa reagime që morën vëmendjen e rikthimit të dyshes së famshme të showbizit shqiptar.
Kjo në një nga postimet e fundit që ka ndarë artistja Zeqiri ku shkruan, “Ti je ai që më plotëson”, ndërsa nuk mungoi reagim i Geek ku thotë, “E di”.
Pos këtyre, janë edhe disa raste të tjera që bëjnë të dyshohet për një kthim të mundshëm edhe nga fansat.
Foto: Instagram
Të njëjtit po ashtu janë edhe bashkëpunëtorë në muzikë si pjesë e ekipit ‘Moneyz’.
Sidoqoftë, presim të shohim në vazhdim raportin e artistëve. /Telegrafi/