Connect with us

Showbiz

Aktorja Shëngyl Ismaili me ndryshim drastik në pamje, prezanton dukjen e re me flokë të shkurtra

Published

on

Aktorja e njohur shqiptare, Shengyl Ismaili, është shumë e pëlqyer nga publiku për rolet e saj të shumta në filma dhe seriale vendore.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit e saj fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Teksa publiku janë mësuar ta shohin prej kohësh me stilin e saj me flokët kaçurrela ngjyrë të kuqe, kësaj radhe ajo ka bërë një ndryshim drastik.

Foto: Shengyl Ismaili/Facebook

Në një fotografi të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, aktorja Ismaili vuri në dukje ndryshimin e saj të ri me flokë të shkurtra dhe ngjyrë më të çelur.

“Pamje e re”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa i falënderoi floktarët e saj që e bënë të dukej kështu.

Shengyl Ismaili prezanton dukjen e re (Foto: Shengyl Ismaili/Facebook)

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumtë, shumica prej të cilëve e komplimentuan për dukjen e re.

Shengyl përndryshe vazhdon të jetë mjaft e angazhuar në projekte të ndryshme filmike dhe në teatër. /Telegrafi/