Showbiz
Aktorja e “Two and a Half Men”, Conchata Ferrell vdes në moshën 77 vjeçare
Published
2 years agoon
By
admin
Ylli i “Two and a Half Men”, Conchata Ferrell, ka vdekur në moshën 77 vjeçare.
Aktorja e famshme ndërroi jetë më 12 tetor për shkak të disa komplikimeve që kishte pas një arresti kardiak, sipas Deadline.
Ajo ishte e rrethuar nga familja në spitalin Sherman Oaks në Sherman Oaks, Kaliforni, në kohën kur vdiq.
Conchata Ferrell në “Two and a Half Men” (Foto: SONJA FLEMMING/CBS VIA GETTY)
Vdekja e saj vjen rreth pesë muaj më vonë pasi ajo pësoi një sulm në zemër.
Burri i saj, Arnie Anderson i tha TMZ se aktorja u shtrua në spital në maj pasi nuk ndihej mirë.
Ajo kaloi më shumë se katër javë në njësinë e kujdesit intensiv dhe pati një arrest kardiak në një moment, për të cilin Anderson tha se zgjati për afro rreth 10 minuta.

Conchata Ferrell (Foto: Getty Images)
Conchata më pas u transferua në një institucion të kujdesit afatgjatë dhe vendosi një aparat respirator dhe dializë, në gjendje të fliste ose të komunikonte.
Ferrell, e cila filloi të aktronte që nga viti 1974, është më i njohur për rolin e saj të veçantë në “Two and a Half Men”, ndërsa luajti në shfaqje nga 2003 deri në finale në vitin 2015.
E njëjta gjithashtu u shfaqje në seri të tjera përfshirë, “The Ranch”, “Grance”, “Frankie” dhe “The Wild Thornberrys”.
Ajo ka pasur disa role edhe në filmat: “Deported”, “A Very Nutty Christmas”, “Citizen Tony”, “Frankenweenie”. /Telegrafi/

Conchata Ferrell në “Two and a Half Men” (Foto: SONJA FLEMMING/CBS VIA GETTY)
You may like
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të