Aktorja Natalie Desselle Reid ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare.
Lajmet u konfirmuan të hënën nga menaxherja e saj, Dolores Robinson.
“Natalie Desselle, aktorja e talentuar ka vdekur këtë mëngjes. Natalie ishte një dritë e shëndritshme”, ka shkruar ajo. “Ajo ishte një aktore dhe komediane e mahnitshme por gjithashtu një nënë e grua e shkëlqyer. I shprehi ngushëllime familjes së saj. Ishte kënaqësi ta drejtoja karrierën e saj”.
Natalie Desselle
Shkaku i vdekjes së saj akoma nuk është zbuluar.
Reid ishte e njohur për rolin e saj në “B.A.P.S” në vitin 1997, përkrah Halle Berry dhe Martin Landau.
Berry në një postim në Twitter deklaroi se është e tronditur dhe e thyer nga këto lajme.
Aktorja po ashtu ishte e njohur për rolin si Janie Egins në “Eve”.
E njëjta u shfaq edhe në “Madea”.
Foto: L.Cohen/WireImage
Sipas The Hollywood Reporter, artistja ka lënë pas bashkëshortin, Leonard, dhe fëmijët e saj, Sereno, Summer dhe Sasha. /Telegrafi/
Natalie Desselle the beautiful talented actress passed away this morning. Natalie was a bright light. She was an amazing actress and comedienne but also an awesome mother & wife. Sending prayers to her family. I had the pleasure of managing her career.