Connect with us

Shendetsi

Ahmeti shpall fitore në Pllasnicë

Published

on

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shpallur fitore në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Pllacnicës.

– Advertisment –

Në lidhje me: Mbyllen vendvotimet në Shtip dhe Pllasnicë

“Urime për fitoren e kandidatit të BDI për Kryetar të komunës së Plasnicës, Ali Jaoski, në zgjedhjet e parakohëshme lokale në këtë komunë. Kjo fitore është konfirmim i vullnetit të qytetarëve në përkrahje të politikave tona të drejta për të gjithë qytetarët”, shkruan Ahmeti.

Në Pllacnicë për kryetar të komunës ka pasur dy kandidatë, Alija Jahoski nga BDI dhe Ramazan Sherifovski nga Lëvizja Nacionale për Bashkim të Turqve.