Connect with us

Sport

Adrion Pajaziti merr kontratë profesionale në Fulham

Published

on

Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e Fulhamit deri në vitin 2022 Adrion Pajaziti është bërë me kontratë profesionale.

Mesfushori Pajaziti do të jetë pjesë e Fulhamit në Angli deri në vitin 2022 me kontratë profesionale, ka njoftuar skuadra angleze në faqen zyrtare. Pajaziti është paraqitur tri herë si titullar për grupmoshën U23 këtë sezon, ndërsa një tjetër paraqitje e pati në trofeun “EFL” kundër Petersborough United.

Të shtunën, Pajaziti realizoi nga pika e bardhë për skuadrën U18 të Fulhamit.

17-vjeçari është ndarë tejet i kënaqur pasi e nënshkroi kontratën e parë profesionale. “Jam shumë i lumtur. Kam qenë pjesë e Fulhamit tash e shtatë vjet dhe i kam kaluar të gjitha grupmoshat dhe jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën. Kjo tregon se po përparoj si lojtar dhe se klubi beson në mua”, ka thënë Pajaziti për faqen zyrtare të klubit anglez.

Pajaziti ka luajtur dy ndeshje me grupmoshën U19 të Kombëtares së Shqipërisë. Ai debutoi më 14 tetor të vitit të kaluar.

Alsat