Connect with us

Showbiz

Adriana Matoshi: Fama dhe suksesi janë dy gjëra shumë të ndryshme, karakteri krijon një trashëgimi dhe integriteti është i përjetshëm

Published

on

Aktorja e njohur shqiptare Adriana Matoshi, ka qenë mjaft e përfolur gjatë muajve të fundit, kryesisht për jetën e saj private.

Ajo po shijon romancën me ish-futbollistin e Feronikelit, afrikanin Keith Groeneveld, ndërsa po tregohet mjaft aktive për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, Matoshi publikoi disa fotografi, ku shfaqej mjaft elegante e veshur me një fustan të zi plot shkëlqim.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Flokët e saj bionde të kapura lartë i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse, mirëpo vëmendja e madhe u drejtua edhe te ajo se çfarë aktorja shkroi në mbishkrimin e fotografisë.

“Fama dhe suksesi janë dy gjëra shumë të ndryshme. Karakteri krijon një trashëgimi dhe integriteti është i përjetshëm”, shkroi Adriana në Instagram.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Mesa duket kjo thënie e ka frymëzuar aktoren, e cila suksesin e ka të dëshmuar në shumë çmime ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja kryesore pse gëzon famë.

Ajo njihet për rolet e shumta kinematografike në shumë filma të suksesshëm vendorë, teksa ngritjen më të madhe e pati me marrjen e rolit të ‘Sasës’ në hit serialin “O Sa Mirë”. /Telegrafi/

Foto: Adriana Matoshi/Instagram