Connect with us

Showbiz

Adele ka refuzuar 40 milionë dollarë për të promovuar programet dietale

Published

on

Këngëtarja angeleze, Adele, kohëve të fundit ka marrë vëmendje të madhe me transformimin e saj.

Që një kohë të gjatë ajo kishte filluar me dieta, të cilat i ndihmuan asaj në humbje të peshës, shkruan Daily Mail.

Gjatë kësaj periudhe ajo ka pasur sërë ofertash nga programet dietale, kompani me produkte për dobësim, të cilat ishin në gjendje ta paguanin që t’i reklamonte.

32-vjeçarja ka refuzuar të gjitha nga këto, pasi nuk dëshironte të bëhej klon i motrave Kardashian.

Sipas The Sun, krijuesja e hitit “Someone like you” ka thënë se të gjithë vëmendjen ajo dëshiron ta përqendrojë në albumin e saj të radhës.

Përpos kësaj, flitet se Adele ka filluar romancë me reperin e njohur, Spekta, me të cilin edhe po kalon kohë të shumta. /Telegrafi/