Shendetsi

Abazoviç: Më ofruan 21 milionë euro për të mos rrëzuar Gjukanoviçin

Published

on

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç i ka cilësuar të vërteta zërat se i janë ofruar 21 mln euro, me qëllim që të mos rrëzojë nga pushteti presidentin malazez Milo Gjukanoviç.

– Advertisment –

Ai tha se ka marrë oferta nga disa palë, por se nuk ka pranuar asnjërën prej tyre.

“Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviçin”, tha ndër të tjerash lideri i grupit parlamentar, URA.

Abazoviç theksoi se qeveria malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por se ka mbështetje të madhe nga ana e qytetarëve.

“Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjen e lindjes së demokracisë”, u shpreh ai.

Dritan Abazoviç ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament, duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesë e një komuniteti që jeton në varfëri. Ai denoncoi më herët se ka marrë kërcënime, ndërsa autoritetet malazeze e kanë prangosur autorin e kërcënimeve.

Trending

Exit mobile version