Connect with us

Shendetsi

A e keni ditur cila është pauza ideale midis dy racioneve dhe treningut?

Published

on

Nëse filloni shumë shpejt të ushtroni pas racionit, do të ndieni fryrje, ngërçe dhe të përziera në stomak. Por, nëse prisni shumë gjatë, nuk do të keni energji e cila ju është e nevojshme për ushtrim efikas

Sipas mendimit të Laura Harrell Raffals, mjeke e klinikës “Mayo”, rregull të përgjithshëm është të prisni tri deri në katër orë pas racioni dhe një deri në dy orë pas mesracioni, transmeton Telegrafi.

Ushtrimi i lehtë pasi të keni ngrënë ushqim, siç është ecja, është i rekomandueshëm, mirëpo për ushtrime intensive trupit i nevojitet kohë që të tretë ushqimin e ngrenë më parë.

Duke i dhënë trupit kohën e nevojshme që të tretë ushqimin para ushtrimit, do t’i mundësoni që me efikasitet të shfrytëzojë energjinë nga ai ushqim.

Gjithashtu, do t’i jepni lukthit kohë që të zbrazë përmbajtjen dhe kështu do të zvogëloni shanset për shfaqje të përziera, djegësirë dhe probleme të pakëndshme në stomak të cilat mund t’ju ndodhin në trening.

– Të gjithë ne ushqimin e përballojmë ndryshe, kështu që nuk ka direktiva të njëjta sa gjatë do të duhej të prisni pas racionit për ta filluar treningun. Faktorët, siç janë gjatësia dhe intensiteti i treningut, si edhe lloji dhe sasia e ushqimit të cilin e hani, gjithashtu kanë rol të rëndësishëm – thotë mjekja.

Kushtoni kujdes kohës dhe llojit të ushqimit para treningut më intensiv!

– Mos e harroni hidratimin. Pini së paku dy deri në tre filxhanë ujë në periudhën prej dy deri në tri orë para ushtrimit.

Kushtoni kujdes të veçantë hidratimit para treningut, posaçërisht nëse planifikoni trening më intensiv.

Gjithashtu, hidratohuni rregullisht edhe gjatë treningut – thekson mjekja Laura.

Treningët më intensivë kërkojnë më shumë hidratim!

Mjekja këshillon që të hani ndonjë ushqim para treningut të mëngjesit, në mënyrë që të fitoni energjinë dhe të nxirrni maksimumin nga ai.

Më së miri është të hani 30 – 60 minuta para treningut, gjithnjë derisa ai ushqim të jetë me masë.

Artikujt e lehtë, siç janë banania, pemët e prera në feta, rrushi i thatë, pllakat integrale, janë zgjidhje e shkëlqyeshme.

Mirëpo, nëse doni të ushtroni kur stomakun e keni të zbrazët, edhe kjo është në rregull, mirëpo, me atë rast treningu juaj nuk do të jetë aq efikas.

– Në përgjithësi njerëzit ndihen më mirë dhe ushtrojnë më lehtë nëse më parë janë “mbushur” me energjinë e nevojshme – përfundon mjekja. /Telegrafi/