Maqedoni

52-vjeçari nga Shkupi ndërron jetë në një aksident në Skudrinje – Alsat

Published

on

Një person ka ndërruar jetë kurse dy të tjerë janë plagosur rënd në një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasdite në fashitin Skudrinje, transmeton Alsat.

– Advertisment –

Sipas SPB-Tetovë, jetë ka ndërruar 52-vjeçari A.D. nga Shkupi pasi në rrugën rajonale Mavrovi Anovi- Dibër, në afërsi të urës së Skudrinjës janë përplasur makinat “Mercedes” me targa të Dibrës dhe makina “Audi” me targa të Shkupit. A.D. ka qenë pronar i makinës Audi, ndërsa shoferi dhe pasagjeri tjetër kanë marrë lëndime të rënda pas çka fillimisht janë dërguar në Spitalin e Dibrës, për t`u transferuar më vonë në Klinikën e Shkupit.

Shoferi i makinës “Mercedes” nuk ka lëndime të rënda.

Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.


Trending

Exit mobile version