Connect with us

Maqedoni

35 persona të shtruar në Kovid Qendrat në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 35 pacientë , për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 348 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po kurohen në Repartet infektive në kryeqendër. Në 24 orët e fundit në Klinikat interne janë pranuar 5 pacientë derisa në Spitalin e qytetit 8 Shtatori janë pranuar 14 pacientë të tjerë. Derisa në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar 15 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara pas shërimit të plotë në shtëpi janë lëshuar 35 pacientë.